Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka nxitur spekulime se mund të kthehet te përfaqësuesja e Suedisë para Kampionatit Evropian.
Veterani i futbollit ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar shtatë gola në katër ndeshje në Serie A, ndërsa tashmë po spekulohet për kthimin e tij në kombëtare.
Prej se është kthyer te Rossonerët, ai u ka ndihmuar që të ktheheshin në Ligën e Evropës, ndërsa në edicionin e ri, ata janë në krye të tabelës në kampionatin italian.
Long time no see pic.twitter.com/1VQR3PMh4s
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) November 2, 2020
Dhe së fundmi e ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet me fanellën e Suedisë.
“Ka kohë që nuk jemi parë”, është përshkimi që ka zgjedhur Ibra e që ka nxitur spekulime se mund të kthehet që të luajë sërish te përfaqësuesja, nga e cila u pensionua në vitin 2016. /Telegrafi/