Telegrafi

“Ibrahimovic nuk është aspak si Cantona”

Ish futbollisti i njohur, Emmanuel Petit, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic nuk është në gjendje ta përballojë fizikisht Ligën Premier.

Petit që ka luajtur për shumë skuadra të mëdha si Barcelona, Chelsea, Arsenal dhe Monaco, ka thënë se Ibra nuk është si Eric Cantona.

Sulmuesi me prejardhje boshnjake ka shënuar katër gola në Angli dhe një në Ligën e Evropës.

Cantona si kapiten i Manchester United kur fitoi titullin e Ligës Premier

“Kur njerëzit thonë se Ibrahimovic është si Cantona ai nuk ka aspak, aspak, aspak, aspak”.

“‘Canto’, nëse donte të të gjuante në kokë, e bënte. Nëse e humbte mendjen, do ta bënte. Cantona ishte i fortë në fytyrën e kundërshtarëve të fortë, ai u qëndronte përballë. Ibra nuk është ashtu”.

Petit dhe Cantona kur ishin pjesë e Francës

“Po, ai ka karakter dhe personalitet, por mos thoni se ‘Ibra’ është si ‘Canto’. Nuk është aspak”, tha Petit që ka luajtur në kombëtaren e Francës së bashku me Cantonan.

Ibrahimovic mund të mbetet në bankë në ndeshjen e United kundër Burnleyt. /Telegrafi/