Site icon Telegrafi

Ibrahimovic me një gjest të madh, ia la penalltinë shokut të skuadrës duke ia mohuar vetës het-trikun

Zlatan Ibrahimovic vazhdon shkëlqimin e tij në kampionatin amerikan MLS.

Sulmuesi suedez edhe njëherë ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij LA Galaxy 3-0 ndaj Vancouver Whitecaps.

Vetëm pas katër minutave lojë, Ibrahimovic shënoi golin e parë kësaj radhe nga penalltia për 1-0.

Në pjesën e dytë, Ibrahimovic realizoi një gol të bukur nga distanca për 2-0.

Goli i dytë në këtë takim ishte edhe i 20-ti në kampionat për suedezin.

Ibrahimovic bëri një gjest të jashtëzakonshëm në minutën e 77-të të ndeshjes.

Suedezi fitoi penallti dhe kishte mundësi ta ekzekutonte për ta kompletuar het-trikun.

Por ai vendosi që goditjen e penalltisë t’ia lë shokut të skuadrës Alessandrini i cili shënoi për 3-0.

Gjesti nga Ibra u vlerësua shumë nga tifozët e futbollit nëpër rrjetet sociale.

Pas kësaj fitore, LA Galaxy ndodhet në pozitën e shtatë të Konferencës së Perëndimit dhe po kërkon futjen në Play Off. /Telegrafi/

Exit mobile version