Një prej futbollistëve më të njohur në botë, Zlatan Ibrahimovic, nuk e ka në plan që të ndalet, qoftë brenda apo jashtë fushës.
Ai vazhdon të shndërrohet në sensacion me veprimet e tij, ndërsa kësaj radhe ka vendosur të nisë një sfidë të re në internet.
Sensacioni i ri quhet ‘Sfida Matrix’, ndërsa 37-vjeçari ka treguar elasticitetin e një atleti të jashtëzakonshëm teksa i ka rikrijuar lëvizjet e Keanu Reeves nga filmat “Matrix”.
Realizuesi i më shumë se 500 golave është i njohur edhe për aftësitë e tij në ‘taekwondo’, prandaj e ka pasur më të lehtë që t’i bëjë këto lëvizje, përkundër moshës së tij.
Në ndërkohë, ai i ka etiketuar ish-bashkëlojtarin te Manchester Unitedi, Paul Pogba, agjentin e tij, Mino Raiola dhe yllin e UFC-së, Khabib Nurmagomedov, që ta provojnë këtë sfidë. /Telegrafi/