Telegrafi

Ibrahimovic ka vendosur të rinovojë kontratën me Milanin

Zlatan Ibrahimovic thuhet se do të rinovojë kontratën me Milanin edhe për një sezon, duke pranuar ulje page.

Sulmuesi shtatlartë me prejardhje boshnjake nuk e ka në mend pensionimin, pasi do të vazhdoj ende të luajë në San Siro.

Sipas mediumit italian Sky Sport, Ibrahimovic ka vendosur të vazhdojë kontratën me Milanin.

Lexo po ashtu Ibrahimovic operohet dhe shkruan një mesazh emocionues: Kam bërë vetëm 10 stërvitje në gjashtë muajt e fundit shkaku i dhimbjes

Ibrahimovic thuhet se do të vazhdojë edhe për një sezon, me marrëveshjen që do të zgjas deri në qershor të vitit 2023.

Sulmuesi suedez ka pësuar lëndim në gju dhe rikuperimi i tij do të zgjasë 6 deri në 7 muaj, por ai do të pranojë pagë më të ulët.

40-vjeçari suedez në sezonin e fundit, kur Rossonerët fituan titullin e Serie A, luajti 27 ndeshje duke shënuar tetë gola dhe tri asistime. /Telegrafi/