Zlatan Ibrahimovic është duke menduar largimin nga Milani në fund të sezonit dhe synon të kthehet në Suedi te Hammarby.
Ibrahimovic thuhet se ka treguar zhgënjimet e skuadrës gjatë një takimi të fundit me drejtorin e Milanit Ivan Gazidis, duke kritikuar drejtimin e klubit.
Tani, Gazzetta dello Sport raporton se marrëdhënia e 38-vjeçarit me kuqezinjtë nuk është më siç ishte kur u kthye në janar.
Si rezultat, shanset që ai të zgjasë kontratën e tij përtej këtij sezoni konsiderohen gjithnjë e më të largëta.
Nga ana tjetër, gazeta shkruan se ai mund të ishte i destinuar për të kaluar te Hammarby, duke pasur parasysh se ai zotëron një pjesë të pronësisë dhe u trajnua me ta gjatë mbylljes nga coronavirusi.
Deri atëherë, La Gazzetta siguron se sulmuesi është i përqendruar të ndihmojë Milanin të kualifikohet në Ligën e Evropës.
Megjithëse aktualisht është duke u kuruar nga një dëmtim i kyçit të këmbës, Zlatan megjithatë do të shpresonte të kthehej kundër Lecces – ndeshja e parë e Milanit në Serie A.
Milani duket se tashmë ka gjetur zëvendësimi e tij dhe ai është sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic. /Telegrafi/