Site icon Telegrafi

Ibrahimovic ka shënuar gola në katër dekada të ndryshme

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Zlatan Ibrahimovic e ka gjetur rrjetën në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Cagliarit, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 2-0.

Ky nuk ishte vetëm një gol rikthyes për 38-vjeçarin me fanellën e Rossonerëve, porse shënoi një statistikë të mahnitshme.

Lexo po ashtu Ibrahimovic shënon golin e parë pas rikthimit te Milani, sulmuesit nuk i ka humbur klasi

Goli i shënuar do të thotë se Ibra ka arritur të realizojë në katër dekada të ndryshme, duke qenë se për herë të parë realizoi në vitin 1999 me Malmon.

Zlatan Ibrahimovic si lojtar u Malmos (Foto: IBL/Rex/Shutterstock)

Më 30 tetor 1999, Zlatan e shënoi golin e tij të parë për ekipin suedez në ndeshjen kundër Vastra Frolunda, para 7388 ditësh.

Që atëherë, ai ka kaluar një karrierë të jashtëzakonshme, si për trofetë e fituara, ashtu edhe për numrin e golave, i cili është ngritur në 475 të shtunën.

(Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Gjatë karrierës së gjatë, Ibra ka luajtur për nëntë klube të ndryshme, në Suedi, Holandë, Itali, Spanjë, Francë, Angli dhe SHBA.


Golat e Zlatan Ibrahimovic me klube deri më tani:

1999-2001 Malmo: 47 paraqitje, 18 gola

2001-04 Ajax: 110 paraqitje, 48 gola

2004-06 Juventus: 92 paraqitje, 26 gola

2006-09 Inter: 117 paraqitje, 66 gola

2009-10 Barcelona: 46 paraqitje, 22 gola

2010-12 Milan: 85 paraqitje, 56 gola

2012-16 PSG: 180 paraqitje, 156 gola

2016-18 Man United: 53 paraqitje, 29 gola

2018-19 LA Galaxy: 58 paraqitje, 53 gola

2020 Milan: 1


/Telegrafi/

Exit mobile version