Telegrafi

Ibrahimovic ka shënuar gola në 22 sezone të ndryshme

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, shënoi dy herë në fitoren prej 2-0 kundër Bolognas, në ndeshjen hapëse të Serie A.

38-vjeçari e zhbllokoi rezultatin me një gol me kokë, për ta shënuar pastaj golin e dytë nga pika e bardhë.

Në këtë mënyrë, Ibra tash ka shënuar gola në 22 sezone të zhvilluara në ekipet seniore që nga debutimi në futbollin profesionist në sezonin 1999/2000.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Për më shumë, ai ka fituar tituj kampionalë me gjashtë klube të ndryshme (Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan dhe Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Ibrahimovic shënoi dy gola, por akoma i pakënaqur: Po të isha 20 vjeç, do të shënoja edhe dy të tjerë

Njëherësh, Zlatan ka fituar tituj në katër kampionate (Eredivisie, Serie A, La Liga dhe Ligue 1). /Telegrafi/