Zlatan Ibrahimovic është padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, pasi e ka dëshmuar vetën tek secila skuadër që ka luajtur.
Sulmuesi suedez aktualisht luan te skuadra nga MLS, La Galaxy, e që gradualisht po futet në histori të klubit vetëm në dy sezone të luajtura.
Ibra ka luajtur për skuadrat më të mira evropiane, si Ajaxi, Juventusi, Interi, Barcelona, Milani, PSG-ja dhe Manchester United.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, 37-vjeçari i ka thurur elozhe vetes, teksa është shprehur: “Unë mendoj se jam lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në MLS”.
“Mjafton të shikoni se çfarë kam bërë në dy vitet e fundit që kam luajtur këtu dhe e kuptoni se unë jam më i miri”, ka shtuar më tej suedezi.
Edhe pse është në një moshë që do e detyrojë ta përfundojë karrierën, ai përsëri po tregon një formë të shkëlqyer. /Telegrafi/
The last time the #LAGalaxy scored 7️⃣ goals…
1998. pic.twitter.com/gmjnmVcfL1
— LA Galaxy (@LAGalaxy) September 16, 2019