Telegrafi

Ibrahimovic inkurajoi tifozët e Milanit ta fyenin Calhanoglun në paradën për titull

Gjatë paradës së titullit të Milanit dje, Zlatan Ibrahimovic u tall me ish-bashkëlojtarin e tij Hakan Calhanoglu.

Të dielën, kuqezinjtë fituan Scudetton e 19-të në historinë e tyre pasi mundën 3-0 Sassuolo në stadiumin Mapei.

Calhanoglu ishte larguar nga gjigantët e Serisë A në verë, duke iu bashkuar rivalëve të tyre Interit si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Ibrahimovic duke pirë puro, lotët e Leaos: Momentet më të mira nga festimet për titull të Milanit

Ndonëse Nerazzurrët kanë fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën këtë sezon, Djajtë ia dolën t’i mposhtin në Serie A.

Ibrahimovic i dërgoi një mesazh ish-bashkëlojtarit të tij gjatë festimit të titullit të Milanit dje.

Ai mori mikrofonin gjatë paradës së kuqezinjve në rrugët e Milanos dhe tha: “Hej, dërgoni një mesazh Hakanit”, duke i çmendur tifozët e Milanit. /Telegrafi/