Site icon Telegrafi

Ibrahimovic: Gatusso ka mentalitet fituesi, por Allegri po dëshmon se di të fitojë

Ibrahimovic (Foto: Ibrahimovic/Twitter)

Zlatan Ibrahimovic vlerëson Genaron Gattuson dhe Max Allegrin para ndeshjes së Serie A në mes të Juventusit dhe Milanit.

Ibrahimovic dhe Gattuso ishin shokë të skuadrës te Rossonerët në mes të viteve 2010 dhe 2012, duke ndihmuar klubin kuqezi të fitojë Scudetton.

Dhe suedez, i cili ka nënshkruar kohët e fundit me skuadrën e Los Angeles Galaxyt, beson se trajneri i Milanit është një lider dhe fitues i lindur.

“Unë e njoh Gattuson. Ju nuk keni nevojë t’ia shpjegoni se si të fitoni Gattusos, ai e di shumë mirë”, tha Ibrahimovic në një konferencë shtypi.

“Ai ka shumë uri për të fituar, ai është duke bërë gjëra të mëdha për klubin. Unë jam i lumtur për të, sepse e pëlqej si person. Ai është dikush që ju motivon shumë – jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Nuk ka shumë si ai. Nëse do të shkojë në luftë, ai është personi që do të merrja me vete”.

Sulmuesi ka folur edhe për trajnerin e bardhezinjve, Allegrin, të cilin e ka vlerësuar me nota të larta.

“Allegri e di se çfarë duhet të bënë për të fituar. Ai fitoi me Milanin më parë, tani është duke fituar me Juventusin”.

“Kur e njoha Allegrin, ai ishte i ri në karrierë. Tani ka më shumë përvojë, ka bërë gjëra të mëdha”, tha Ibra. /Telegrafi/

Exit mobile version