Telegrafi

Ibrahimovic është 37 vjeçar, por vazhdon të shënojë gola fantastikë në mënyrë akrobatike

Zlatan Ibrahimovic po tregon edhe më tutje një formë të lartë si një 37-vjeçar, madje duket tejet i mirë që të luajë në ligën e Amerikës, MLS.

Sulmuesi suedez ka shënuar një gol akrobatik në Amerikë, që tashmë janë bërë të zakonshme për të, por është për t’u befasuar pasi arrin në këtë moshë të bëjë gjëra të tilla.

Ibrahimovic gjithmonë ka bërë diçka të çmendur, duke shënuar gola akrobatikë dhe ka mbajtur qëndrim kontrovers, por ajo që të befason tani më shumë është mosha e tij dhe cilësia që vazhdon të qëndrojë me të.

Suedezi deri më tani ka arritur t’i shënojë 11 gola dhe tri asistime në 12 paraqitje në këtë sezon në MLS, statistika që tregojnë se ai mund të luajë ende në Evropë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zlatan Ibrahimovic

Skuadra e Ibrahimovicit, Los Angeles Galaxy ka humbur 1-2 ndaj New England Revoulution, mirëpo suedezi arriti të realizonte një gol të bukur në minutën e 84-të. /Telegrafi/