Me golin e tij kundër Venezias, Zlatan Ibrahimovic tani ka gjetur rrjetën kundër 80 klubeve të ndryshme në ligat kryesore të Evropës në 22 vitet e fundit, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos.
40-vjeçari e theu ngërçin në minutat e para të ndeshjes së Milanit si mysafir në Stadio Penzo, duke shfrytëzuar maksimalisht asistimin e Rafael Leaos nga e majta.
Ibra ka tetë gola në 13 paraqitje në Serie A këtë sezon, dhe Venezia është bërë klubi i 80-të kundër të cilit suedezi ka gjetur rrjetën në 22 vitet e fundit.
Only two players have scored against 80 different opponents in Europe’s top five leagues since the year 2000:
◉ Cristiano Ronaldo
◉ Zlatan IbrahimovicThe Benjamin Buttons of the football world. 👴 ➡️ 👶 pic.twitter.com/PdK9hIrA1P
— Squawka (@Squawka) January 9, 2022
Vetëm Cristiano Ronaldo ka shënuar kundër kaq shumë kundërshtarëve të ndryshëm në të njëjtën periudhë.
“Viktima” e 80-të e Ronaldos në Evropë ishte Burnley më 30 dhjetor të vitit 2021.
Ibrahimovic ka luajtur për Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG-në dhe Manchester Unitedin në Kontinentin e Vjetër që nga viti 2000.
Venezia have become the 80th different team against which Zlatan Ibrahimovic has found the net in the Big-5 European leagues
Since 2000 he’s only the second player to reach this milestone, after Cristiano Ronaldo pic.twitter.com/j4bQxGwmTB
— Italian Football TV (@IFTVofficial) January 9, 2022
Kontrata e tij me kuqezinjtë skadon në fund të sezonit, por ai ka të ngjarë të zgjasë qëndrimin e tij në klub deri në qershor të vitit 2023.
Reprezentuesi suedez u kthye në Milan për një periudhë të dytë në janar të 2020. Ai ka 91 gola në 148 ndeshje me kuqezinjtë. /Telegrafi/
Zlatan Ibrahimovic 🤝 Cristiano Ronaldo
And it took him just three minutes 😲 pic.twitter.com/ov9tFp6mu5
— LiveScore (@livescore) January 9, 2022