Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic bëri debutimin e tij si një bashkë-prezantues në Festivalin e Muzikës Sanremo, duke përdorur rutinën e tij e të qenit arrogant për efekt komik.
Suedezi zbriti me mjaftë spektakël në skenën e festivalit me një gjaket ku shkruhej me të argjendta “Ibra”.
Ai filloi me disa shaka me prezantuesin dhe drejtorin muzikor Amadeus, i cili është një mbështetës i përkushtuar i Interit.
“Është një nder të jem këtu, por edhe një nder për ju që më keni këtu”, i tha Ibrahimovic, drejtorit Amadeus.
“Normalisht që ndihem i madh, i fuqishëm, por këtu ndihem i vogël. Megjithatë akoma më i madh dhe më i fuqishëm se ti”.
Zlatan më pas bëri shaka se po merrte detyrën e drejtorit të festivalit dhe po vendoste rregullat.
“Së pari, do të ketë 22 këngëtarë në garë, 11 kundër 11, përndryshe nuk është e drejtë. Duke parë që janë 26, shes katër nga këngëtarët, dëgjoj që Liverpooli po kërkon lojtarë. Nëse jo, vendosi në kopsht dhe unë do t’i bëj të punojnë ata”.
“Rregulli i dytë ka të bëjë me skenën. Është shumë e vogël, e krijuar për njerëz të vegjël si ti. Më duhet që skena të jetë 105 metra (e gjatë) me 68 metra (e gjerë), si fusha në San Siro”.
“Pa stres, mos u shqetëso, për sa kohë që Zlatan është këtu, gjithçka do të jetë mirë. Festa e Zlatanit zgjat 90 minuta plus shtesa”.
“Unë kam qenë më i miri në këtë skenë. Jo vetëm sonte, por të të gjitha kohërave”.
Kishte polemikë rreth Milanit që lejonte sulmuesin e tyre dhe golashënuesin më të mirë të ishte prezantues në një festival muzikor gjatë një periudhe vendimtare të sezonit.
Fati arriti të zgjidhë çështjen, pasi Ibrahimovic mori një lëndim gjatë fitores 2-1 ndaj Romës të dielën dhe do të jetë jashtë fushe për disa javë. /Telegrafi/