Telegrafi

Ibrahimi: Paga e mbetur e minatorëve të kombinatit ‘Trepça’ do të paguhet nesër

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Trepça”, Basri Ibrahimi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se paga e mbetur e minatorëve do të paguhet nesër.

Ibrahimi këtë vonesë të pagës e ka arsyetuar me mungesë të përkohshme të mjeteve financiare.

“Paga e mbetur e minatorëve do të paguhen nesër. Për momentin kemi pasur mungesë të mjeteve financiare, pasi që e kemi shitur një pjesë te koncentratit dhe kemi pritur që të na lëshohet pagesa. Ky problem është i trashëguar dhe jemi duke punuar që ta tejkalojmë”, tha Ibrahimi.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, ka thënë se minatorët janë në pritje të pagës.

“Është e vërtet që paga është vonuar. Ne si Sindikatë jemi duke pritur që minatorëve t’iu paguhet paga e mbetur”, tha Sadiku.

Lexo po ashtu Punëtorëve të Trepçës ende nuk iu del paga, sindikata në pritje

Edhe në muajin mars të këtij viti, punëtorët e kombinatit ‘Trepça’ kanë pasur vonesa në marrjen e pagave. Mirëpo, me intervenimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, pagat e mbetura ishin paguar. /Telegrafi/