Sulmuesi i Milanit i ka bërë vetes një dhuratë shumë të veçantë për festat e fundvitit – një pyll në Suedi.
Sipas La Gazzetta dello Sport, 39-vjeçari ka shpenzuar tre milionë euro për një pjesë të pyllit që përfshin 1.000 hektarë.
Pylli është i vendosur në malet, në kufirin ndërmjet Suedisë dhe Norvegjisë, në afërsi të Are.
Në bazë të njoftimeve, Ibra ka leje që ta shfrytëzojë këtë zonë për të skijuar, gjuajtur dhe peshkuar.
Ndryshe, sulmuesi i Rossonerëve është duke u rikuperuar nga një lëndim dhe shpreson të kthehet gjatë janarit. /Telegrafi/