Telegrafi

Ibra shijon fitoren e parë me Unitedin (Video)

Manchester Unitedi ka fituar ndaj Galatasarayt me rezultat 2-5.

Takimi filloi me golin e bukur të Zlatan Ibrahimovic në minutën e katër, ndërsa turqit shënuan dy herë me anë të Gumus (22’) dhe Bruma (40’) dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.

Epërsia e Djajve të Kuq u kthye me dy gola të shpejt nga Wayne Rooney dhe në fund shënuan edhe Marouane Fellaini e Juan Mata.

Ky takim ishte i karakterit miqësore. /Telegrafi/