Pas transferimit në Manchester Untied, Zlatan Ibrahimovic ende nuk ka gjetur një vend të përshtatshëm.
Së fundi ai është larguar nga hoteli ku zakonisht e përdorin dhe qëndrojnë lojtarët e Unitedit.
Suedezi ka larguar familjen e tij nga hoteli “Lowry” me pesë yje, duke u zhvendosur në “Radisson”, për një arsyeje mjaftë interesante, transmeton lajmi.net.
Ibrahimovic ka dëshiruar një hotel që brenda ka pishinë, e ai ku qëndrojnë lojtarët e Unitedit nuk kishte, prandaj është zhvendosur në hotelin ku rrinë më shumë lojtarët e City.