Zlatan Ibrahimovic ishte i pranishëm në publik për të shikuar meçin mes Anthony Joshuas dhe Carlos Takam.
Britaniku fitoi ndaj francezit me prejardhje nga Kameruni dhe kështu mbrojti titujt IBF dhe WBA.
Në intervistën nga ‘iFL TV‘ pas meçit në mes të tjerave suedezi u pyet se sa para duhet të paguhej ai që të pranonte një luftë me Joshuan, dhe normalisht përgjigjja ishte tipike në stilin Ibra.
“Jo, unë vetëm mund të mësojë nga Joshua, por nëse ai dëshiron unë mund t’ia mësoj disa lëvizje të Bruce Lees”.
“Francezi bëri një luftë të mirë. Gjyqtari është aty për t’i mbrojtur boksierët. Takam po rrihej dhe gjyqtari e mbrojti”.
“Mendoj se gjyqtari din më shumë se 80,000 të pranishmit. Natyrisht që ata dëshironin të shikonin një nokdaun, por Joshua fitoi dhe kjo është e rëndësishmja”.
“Do doja ta shikoja ata ndaj Wilder. Të shkojë në Amerikë, ta nokauton dhe të thotë “është e gjitha që ke?” dhe të kthehet”, tha Ibra.
Ibrahimovic duket se është shokë i mirë me Joshuan, kjo pasi suedezi e vizitoi britanikun para meçit dhe normalisht nuk munguan dhe fotografitë në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Momentet më të mira nga përballja mes Joshuas dhe Takam:
https://www.youtube.com/watch?v=1v_AA_3pgc4