Borussia Dortmund po mendon për të ardhmen.
Skuadra e madhe gjermane është vënë në gjurmët e talentit të jashtëzakonshëm danez, Kasper Dolberg.
Dolberg që ndryshe njihet si ‘Ibrahimovici i ri’, ka shpërthyer këtë edicion me fanellën e gjigantit holandez, Ajax Amsterdam.
Në 28 ndeshje, danezi ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar katër asistime për bardh e kuqtë.
Mediat gjermane kanë raportuar se Dortmund dhe Ajax kanë filluar bisedimet për transferimin e mundshëm të Doblergut në Bundesliga.
Besohet se Dortmund janë të gatshëm të ofrojnë rreth 20 milionë euro për transferimin e 19-vjeçarit. /Telegrafi/