Gjiganti gjerman, Borussia Dortmund po mendon për të ardhmen e saj.
Kësisoj verdh e zinjtë janë duke afruar në radhët e veta lojtarë të talentuar.
I fundit që ka zgjedhur Borussian e Dortmundit është talenti i jashtëzakonshëm suedez, Alexander Isak.
Isak ka refuzuar kalimin në ‘Santiago Bernabeu’ te Real Madrid edhe pse kampionët e Evropës kishin marrëveshje me skuadrën e tij AIK.
Agjentët e lojtarit nuk kanë pranuar të takohen me krerët e ‘Los Blancos’, duke zgjedhur kalimin te Borussia Dortmund.
Skuadra e njohur gjermane do të paguajë 10 milionë euro për transferimin e talentit suedez në ‘Signal Iduna Park’.
17-vjeçari ka shkëlqyer me AIK-un duke shënuar 11 gola këtë edicion dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Kujtojmë që Isak falë stilit të lojës ai ka marrë epitetin si ‘Ibrahimovici i ri’ suedez. /Telegrafi/