Telegrafi

Ibra publikon pamje nga paraqitja në skenë me grupin suedez të muzikës ‘house’, mori ovacione nga publiku

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Veterani i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, është i njohur se di ta shijojë jetën dhe admiron muzikën.

Nga zhanret e preferuara, atij i pëlqen edhe muzika ‘house’, ndaj së fundmi ka performuar para dhjetëra mijëra njerëzve në Milano me “Swedish House Mafia” – një grup suedez i përbërë nga tre anëtarë.

Para se të dilte në skenë, 41-vjeçari ishte paralajmëruar si anëtari i katërt i grupit.

Kur Zlatan publiku e përshëndeti me duartrokitje dhe ovacione të forta.

Në këtë ngjarje muzikore, Ibra ka kaluar shumë mirë, ndërsa një video nga paraqitja e tij e ka shpërndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/