Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, ka hedhur poshtë një mundësi që Ibra të vijë te Juve.
“Ne duhet të fokusohemi në detaje, që të mos i nënvlerësojmë gjërat”.
“Unë e kam përshkruar situatën e Moratas sikurse qëndrimin e shpatave përmbi kokën tonë. Morata ka shprehur dëshirën të mbesë me ne, por ai është një lojtar kualitet dhe ne duam po ashtu qëndrimin e tij”.
“Ne duam të krijojmë të ardhmen, por fjala finale i mbetet Real Madridit për të”.
“Ibra është i madh, por ne kemi filozofinë dhe strategjinë tonë. Deri tani jemi të fokusuar me rininë. Ibra ka kontratë që s’ka klub italian që e paguan”, deklaroi Marotta. /Telegrafi/