Zlatan Ibrahimovic pritet të largohet nga PSG në fund të edicionit.
Por e ardhmja e sulmuesit suedez ende është e paqartë pasi ai vetë nuk ka zbuluar se ku do ta vazhdoi karrierën.
Por ish-drejtori i Milanit, Braida ka folur rreth të ardhmes së suedezit, ku tregon se ai pëlqen qytetin e Milanos.
“Zlatan preferon Milanon nga të gjitha qytetet tjera dhe për këtë jam më se i sigurt”.
“Qyteti i tij i preferuar është Milano dhe kjo mund të ndikojë në zgjedhjen e tij. Besoj se mund ta shohim përsëri në Serie A te Milano”, deklaroi Braida. /Telegrafi/