Telegrafi

Ibra ka nënshkruan kontratë gjashtë mujore me Milanin për pagë minimale

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me pagë minimale me Milanin, në mënyrë që t’i mbulojë gjashtë muajt e ardhshëm teksa po shërohet nga ndërhyrja kirurgjike në gju.

Qendërsulmuesi, i cili do t’i mbushë 41 vjet në muajin tetor, i është nënshtruar operacionit që do ta mbajë jashtë aksionit për gjashtë apo shtatë muaj.

Megjithatë, ai nuk e ka në plan që të pensionohet akoma dhe Rossonerët janë po aq të lumtur që ta mbajnë në skuadër.

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Sipas La Repubblica, sulmuesi veteran tashmë ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore, nga e cila do të përfitojë 100.000 euro.

Lexo po ashtu Ibrahimovic operohet dhe shkruan një mesazh emocionues: Kam bërë vetëm 10 stërvitje në gjashtë muajt e fundit shkaku i dhimbjes

Kjo do t’i mundësojë të jetë pjesë e ekipit dhe ta kompletojë periudhën e trajtimit dhe rehabilitimit në fushën stërvitore të Milanellos.

Po ashtu, ai mund të kalojë kohë në zhveshtore dhe të qëndrojë pranë fushës kur bashkëojtarët e tij do t’i zhvillojnë ndeshjet në sezonin 2022/2023.

Nëse rikuperohet dhe vendos ta vazhdojë karrierën, në janar mund të nënshkruajë kontratë të re. /Telegrafi/