Telegrafi

“Ibra është bërë një ‘kalimtar rasti’ te Unitedi”

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright, e ka kritikuar Zlatan Ibrahimovicin duke thënë se ai është bërë thjesht një ‘kalimtar rasti’ në fushë kur luan për Manchester Unitedin.

35-vjeçari shënoi pesë gola në gjashtë ndeshjet e para me Djajtë e Kuq, mirëpo në shtatë takimet pasuese ka realizuar vetëm një gol.

Ibrahimovic deri më tani ka shënuar shtatë gola në total për Unitedin.

Heroi i Topçinjve mendon se Ibra po luan po aq keq sa Wayne Rooney, i cili po e humb vendin e startuesit në formacionin e Jose Mourinhos.

“Zlatan Ibrahimovic duhet ta analizojë veten… Ibrahimovic është një lojtar i shkëlqyer, por nuk po luan aspak mirë në krahasim me fillimin e sezonit”.

Lexo po ashtu Maradona ‘godet’ Ibrahimovicin: Ai gjithçka e bën për para

“Ai nuk ka arritur të më bindë se do t’i ndihmojë skuadrës për t’i ndryshuar gjërat. Ai është një kalimtar”, ka deklaruar Wright për BBC Radio 5 Live. /Telegrafi/