Telegrafi

Ibra dhe Raiola takohen me zyrtarët e Juves?

Zlatan Ibrahimovic dhe Mino Raiola, sipas “Premium Sport”, janë parë së bashku në Torino. Sulmuesi suedez është larguar nga Manchester United pas përfundimit të kontratës.

Aktualisht po riaftësohet nga dëmtimi i rëndë në ligamentet e gjurit të djathtë, që pësoi në prill gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Anderlechtit.

Nuk është e qartë arsyeja e prezencës së lojtarit dhe agjentit të tij në Torino, por i sigurt është interesi i suedezit për Juventusin si dhe dëshira e përbashkët e të dyve, të fitojnë Ligën e Kampioneve.

Tifozët bardhezinj ndërkohë kanë reaguar në rrjetet sociale. Disa thonë se rikthimi i tij nuk do të shërbente për asgjë, disa të tjerë mezi presin ta rishohin me ngjyrat bardhezi, por ka edhe nga ata që guxojnë të bëjnë hipoteza për ndryshime të rolit “Përpara mbrojtjes. Fizik alla Tudor, këmbë alla Pirlo”. /telesport/