Telegrafi

Ibishi: Vuçiq dhe Dodik së shpejti do të përdorin vetëm sistemin hibrid të luftës

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, për kërcënimet serbe nga fronti rus i luftës, ka thënë se ka mercenarë serbë që luftojnë në Ukrainë dhe se të njëjtit ishin të pranishëm edhe në agresionin e parë kur u pushtua asokohe Krimea.

“Akoma vazhdojnë të qëndrojnë atje”, ka thënë Ibishi duke shtuar se këta mercenarë ndryshe quhen edhe “qejtë e luftës”, duke marrë pjesë kështu në çdo luftë.

“Vuçiqi, por edhe Dodiku, ekstremisti tjetër, së shpejti do të përdorin vetëm sistemin hibrid të luftës, duke infiltruar këto grupe me këta mercenarë, që janë specialistë dhe kanë eksperiencë të gjatë të luftës. S’duhet mohuar mundësitë të infiltrimit të këtyre grupeve duke krijuar grupe paralimitare”, ka thënë Ibishi në RTV Dukagjini”.

Lexo po ashtu Vullnetarët serbë, që luftojnë për Rusinë - kërcënojnë me luftë në Kosovë: Do ta kthejmë tokën tonë

Eksperti i çështjeve të sigurisë është shprehur se këto grupe Serbia me shumë kujdes i ka në sistemin e saj dhe se sipas tij, Kosova duhet ta trajtoj këtë temë me shumë seriozitet. /Dukagjini/