Site icon Telegrafi

Ibishi: Deklaratat e zv/ministrit Mustafa dëmtojnë Kosovën në anëtarësim në INTERPOL

Njohës të sigurisë i sugjerojne zv.ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, se nëse ka fakte t’i drejtohet organit të akuzës, përkitazi me deklaratat e tij ku thotë se në Kosovë ka shumë policë të korruptuar.

Madje zv.ministri Mustafa shkon edhe më larg duke thënë se brenda Policisë së Kosovës ka edhe shumë çështje të tjera që duhet të diskutohen, siç janë frekuentimi i kazinove nga pjesëtarët të këtij institucioni si dhe ruajtja e diskotekave të vendit nga disa policë, e në këto vende siç ka thënë Mustafa dyshohet se ka edhe përdorim të substancave narkotike.

I kontaktuar nga RTV Dukagjini, zv.Ministri Mustafa nuk ka qene i gatshëm t’i komentoj tutje deklaratat e tija për policinë i vendit, duke thënë se qëndrimet e tij do t’i mbrojë vetëm në debat me zyrtaret e larët policorë.

Ndërsa, Policia e Kosovës këtë temë e ka mbyllur me një reagim, ku thuhet se “Tendenca për të paraqitur PK-në, në mënyrë hipotetike dhe me gjasa të probabilitetit si institucion i korruptuar nuk kuptohet ndryshe veç se përbuzje, njollosje, dhe etiketim i vlerave që përfaqësojnë mijëra burra dhe gra, të cilët sakrifikojnë ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës” .

E, deklaratat e zv.ministrit Mustafa do ta dëmtojnë rënd Kosovën në procesin e anëtarësimit në INTERPOL, vlerëson anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Punë të Brendshme, Nuredin Ibishi .

Ndërsa, Burim Ramadani ekspert i çështjeve të sigurisë, thotë se deklaratat e zv.ministrit Mustafa i ka parë me shqetësim.

Policia e Kosovës sipas sondazheve vazhdon të jetë tash e sa kohë institucioni më i besueshëm në vend.

Exit mobile version