Manchester Unitedi do të ishte pretendent për titullin nën Mikel Arteta, sipas legjendës së Arsenalit Ian Wright, i cili ka thënë se Ole Gunnar Solskjaer nuk po arrin të ketë sukses në Old Trafford.
Arteta mori fitoren e parë të Arsenalit në Ligën Premier në fushën e Unitedit në 14 vitet e fundit të dielën pasdite me një triumf 0-1.
Një penallti e Pierre-Emerick Aubameyang ishte e mjaftueshme për t’i dhënë Topçinjve një fitore minimale, duke bërë Unitedin ta ketë fillimin e tyre më të keq të një sezoni të kampionatit vendas që nga viti 1972-73.
Dështimi i Solskjaer dhe shkëlqimi i Artetas ka bërë që legjenda angleze, Wright, të mendojë se spanjolli do ta bënte Unitedin pretendent për titull nëse do të ishte trajner i tyre.
“A mund të them thjesht diçka, thjesht do ta shpërthej: Nëse Arteta menaxhon Man United ata janë sfidues të titullit”, ka thënë fillimisht Wright.
“Sepse, për mua tani kam arritur në pikën ku, kur shikon mospërputhjen e Man United me përbërësit që ata kanë, ekipin që ata kanë, çfarë duhet të bëjnë”.
“Shikoni se çfarë ka bërë Arteta në kohën e tij në Arsenal. Ne po shohim ndryshime të trajnerëve, po shohim trajnerë në fushë, po shohim ndikim. Ai po i bën pjesët të funksionojnë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/