IAB Maqedonia dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me qëllim promovimin, zhvillimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e reklamimit digjital dhe zhvillimit të medias digjitale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të aktivitetit dhe qëllimeve të tyre primare, IAB dhe SHGM do të bashkëpunojnë në interes të zhvillimit të mëtejshëm të reklamimit digjital, promovimit të punës së gazetarëve, mediave, botuesve, agjencive të marketingut dhe kompanive në territorin e Republikës së Maqedonisë në shumë mënyra dhe përmes disa projekteve të përbashkëta.
Sipas memorandumit të nënshkruar, SHGM i fton anëtarët e saj të anëtarësohen në mënyrë vullnetare me IAB Maqedoni dhe IAB Maqedonia ju bën thirrje anëtarëve të saj të mediave që të anëtarësohen vullnetarisht në SHGM.
SHGM në të njëjtën kohë u bën thirrje anëtarëve të saj që gjatë kryerjes së punëve të tyre tu përmbahen “Vetërregullores së Kodit Etik të praktikave të mira profesionale” në botimin digjital në territorin e Republikës së Maqedonisë të miratuar nga shoqata IAB Maqedoni si e vetmja organizatë ndërkombëtare në Maqedoni që bashkon mediat, agjencitë e marketingut dhe reklamuesit në një vend.
Të dy organizatat ranë dakord se do të mbajnë takime mbi të gjitha çështjet me interes të përbashkët në të cilin do të harmonizojnë të gjitha çështjet që lidhen me përmirësimin e punës së të dy organizatave./Telegrafi/