Një person është arrestuar mbrëmë në Pejë, për shkak se veturës së familjes së tij ia kishte vu zjarrin e cila ishte djegur në tërsi.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
I dyshuari sipas familjarëve të tij ka probleme shëndetësore dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.