Dy persona me inicialet R.D., 52-vjeç dhe P.M., 40-vjeç nga fshati Gjonaj i Prizrenit janë arrestuar, pasi dyshohet se ia dhanë flakën trafos për shkak të pakënaqësisë me furnizimin të rrymës.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se të njëjtit dyshohet se “me datë 03.01.2024 për shkak të pakënaqësisë me furnizimin me rrymë elektrike qëllimisht kanë vënë flakën trafos në fshatin Gjonaj, Prizren”.
Sipas tij, të dyve me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Kundër të dyshuarve ka filluar procedura penale për veprën “zjarrvënie” dhe “asgjësim, dëmtim apo shkatërrim i instalimeve pubilke””, deklaroi Bytyqi./Telegrafi/