Site icon Telegrafi

Ia vodhën nga xhepi një qytetari rreth 6 mijë euro, policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtyre personave

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e disa personave që dyshohet se kanë kryer vjedhje të rëndë.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur më 31 janar të këtij viti në qendrën tregtare  “ABI Çarshia”  në Prizren, ku të dyshuarit kishin vjedhur nga xhepi i qytetarit rreth 6 mijë euro dhe më pas ishin larguar.

“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tyre”, thuhet në komunikatën për media.

“Andaj  Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon:  Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat e  kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’”.

Kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 029 244 740- Stacioni Policor Prizren, E-mail adresa: info@kosovopolice.com”. /Telegrafi/

Exit mobile version