Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se i ka vjedhur nga çanta e viktimës, femër kosovare 4200 euro para të gatshme.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 14:07 në lagjen Veternik, Prishtinë.
Sipas raportit policor, paratë i janë kthyer viktimës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nga çanta e viktimës femër kosovare ka vjedhur 4200 euro para të gatshme. Parat i janë kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/