Telegrafi

Ia vlen të shikohet përsëri: Driblimi mjeshtëror i Griezmannit që e bëri Piquen të duket si një amator (Video)

Derbit gjithmonë prodhojnë momente të bukura, të cilat kujtohen për shumë e shumë javë.

E tillë ishte edhe ajo e Antoine Griezmann në takimin mes Atletico Madridit dhe Barcelonës.

Momenti kur filloi aksioni…

Francezi me një lëvizje mbresëlënëse në minutën e nëntë turpëroi Gerard Piquen.

Ylli i Atleticos shfrytëzoi një gabim në dalje të skuadrës së Barçës dhe kjo e vendosi atë drejtpërdrejt me mbrojtësin spanjoll, i cili në fund u dorëzua këndshëm para magjisë së Griezmannit.

Lexo po ashtu Nuk është Zidane, por Godin – Mbrojtësi i Atleticos befasoi Messin me një ‘Ruletë’ (Video)

Por, në fund sulmuesi francez nuk arriti të shënojë, kjo pasi portieri Andre Ter Stegen bëri një pritje të bukur.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa golat u shënuan nga Saul dhe Luis Suarez. /Telegrafi/