Një person ka raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur vetura e tij e tipit Golf-II.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 06:00 në Zhabar të Mitrovicës.
Tutje sipas raportit bëhet e ditur se në lidhje me rastin është arrestuar një person i cili gjatë intervistimit ka pranuar se ka vjedhur veturën e ankuesit dhe i ka vënë zjarrin.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur vetura e tij të tipit Golf-II. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjatë intervistimit ka pranuar se ka vjedhur veturën e ankuesit dhe i ka vënë zjarrin”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/