Telegrafi

Ia vjedhin veturën dhe ia demolojnë shtëpinë një personi në Ferizaj, policia në hetim të rastit

Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer dhe demoluar shtëpia e tij si dhe nga garazhi i është vjedhur vetura. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:22 në fshatin Pleshinë, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarr veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer dhe demoluar shtëpia e tij si dhe nga garazhi i është vjedhur vetura e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/