Site icon Telegrafi

Ia vendosi emrin djalit të tij Leo Cristiano, por Bailey thotë se nuk ka të bëjë asgjë me futbollin

Anësori i Aston Villas, Leon Bailey, thotë se djali i tij, Leo Cristiano, nuk mban emrin e Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos.

Xhamajkani pretendon se emri i foshnjës nuk ka të bëjë me futbollin, pavarësisht ngjashmërive të dukshme.

Leon dhe partnerja e tij, Stephanie, mirëpritën fëmijën e tyre të parë në vitin 2020.

Dhe meqë e kanë quajtur djaloshin Leo Cristiano, padyshim që janë përballur me pyetje të shumta.

Por 25-vjeçari hodhi poshtë sugjerimet e tilla, duke këmbëngulur se ishte një zgjedhje personale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leon Bailey

Ai tha për gazetën gjermane Bild: “Nuk ka të bëjë fare me futbollin, por me mua dhe emrin tim”.

“Leo është një shkurtim i Leon. Dhe Leo është luani – unë jam një luan”, tha ai.

“Besoj se edhe djali im do të rritet me mentalitetin e të qenit luftëtar dhe lider”, shtoi ylli i futbollit.

“Dhe Cristiano është një emër i mrekullueshëm që i shkon shumë Leos”.

Reprezentuesi i Xhamajkës, Bailey është gjithashtu mik i ngushtë me Raheem Sterling dhe Usain Bolt. /Telegrafi/

Exit mobile version