Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i kishte vënë zjarrin katit të parë të shtëpisë.
Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari dyshohet të ketë probleme psikike.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (dyshohet me probleme psikike), pasi që kishte vënë zjarrin katit të parë të shtëpisë së tij, mirëpo ka intervenuar ankuesi mashkull kosovar dhe janë evituar dëmet materiale”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/