Telegrafi

Ia thyen xhamat e lokalit dhe automjetit një personi, arrestohen të dyshuarit në Skenderaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi këtë të mërkurë se ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Bazuar në hetimet fillestare, bëhet e ditur se dy të  dyshuarit të martën rreth orës 22:00, në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj,  kanë dëmtuar-thyer xhamat e lokalit dhe të automjetit të viktimës.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit, N. Z., 25 vjeçar dhe I. Z., 53 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas policisë, të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit.

“Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Dëmtim apo asgjësim i pasurisë’. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit N. Z., i është caktuar masa e ndalimit, ndërsa i dyshuari tjetër është  liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje./Telegrafi/