Site icon Telegrafi

Ia publikoi fotografit në rrjetet sociale ish të dashurës, arrestohet i dyshuari nga Obiliqi

Një person është arrestuar në Obiliq, pasi që i njëjti ka publikuar fotografi të ish të dashurës pasi janë ndarë.

“Më 07.01.2023 viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish i dashuri i saj), pasi janë ndarë, ka publikuar foto komprometuese në rrjetet sociale”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version