Telegrafi

Ia postoi disa fotografi dhe video ish-bashkëshortes, arrestohet prizrenasi

Një grua ka raportuar në Polici se ish bashkëshorti i saj ia ka publikuar disa fotografi dhe video-incizime të saj në rrjetet sociale.

Materialet që ai ka postuar ishin bërë gjatë kohës sa ata ishin duke jetuar bashkë, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar nga rrjeti social i viktimës ka postuar fotografi dhe video incizime të cilat i kishin bërë deri sa kanë qenë duke jetuar bashkë si bashkëshort. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe i njëjti në dëshminë e tij ka pranuar se ka kryer veprimet e pretenduara”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt. /Telegrafi/