Site icon Telegrafi

Ia ngul thikën në bark vajzës, kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës – policia amerikane vihet në kërkim të autorit (Video, +18)

Kamerat e sigurisë në një parking në Kaliforni, kanë filmuar momentin kur një vajzës ia ngulin thikën në bark disa persona që ishin brenda një veture.

Policia amerikane ka publikuar pamjet e këtij sulmi të tmerrshëm, që ka ndodhur të mërkurën në plazhin Huntington, transmeton Telegrafi.

Vajza që nuk është identifikuar shihet duke goditur veturën e sulmuesit, i cili në një moment arrin t’ia ngul thikën në bark edhe pse ishte brenda veturës.

Dhe është interesant se si ajo largohet nga sulmuesi me thikë në bark, e me të dalë në vendin e ngjarjes policia, ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku pas intervenimit është shpëtuar.

Policia ka njoftuar se kanë gjetur veturën në afërsi të vendit ku është kryer krimit, si dhe ka identifikuar sulmuesin si Brand Lebrun, 23-vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version