Site icon Telegrafi

Ia nënshkroi fanellën dhe më pas i tha të largohej nga fusha, Haaland nuk e humbi durimin me tifozin që u fut në fushë

Një tifoz me fat arriti të marrë nënshkrimin e Erling Haaland gjatë një ndeshje miqësore.

Borussia Dortmund u takua me skuadrën nga La Liga Athletic Bilbao të shtunën për fazën përgatitore që po e zhvillojnë në prag të edicionit të ri.

Haaland startoi në sulm, por nuk arriti të shënonte në humbjen 2-0 të skuadrës gjermane.

Megjithatë, 21-vjeçari ishte i përfshirë në një moment të shkëlqyeshëm.

Një tifoz i ri vrapoi në fushë dhe shkoi drejt e te norvegjezi, i cili nënshkroi fanellën e tij ndërsa priste një goditje këndi.

Ishte veprim i mrekullueshëm i Haaland, i cili nuk e zhgënjeu djalin e ri. Pasi firmosi fanellën e fëmijës, ai e nxori atë jashtë fushës përpara se të ndërhynte sigurimi i fushës. /Telegrafi/

Exit mobile version