Telegrafi

Ia ndërroi baterinë në një punëtori të pa licencuar, iPhone 6 i eksplodoi para fytyrës (Video)

Një grua nga Kina, që ia kishte ndërruar baterinë telefonit të saj në një punëtori të pa licencuar, u tmerrua kur i eksplodoi para fytyrës.

Ngjarja që ndodhi derisa po voziste në një autostradë, ka mundur të përfundonte shumë më keq, por për fat të mirë ajo nuk e humbi kontrollin, transmeton Telegrafi.

“Ja pse nuk duhet vizituar punëtoritë e pa licencuara, vetëm pse janë më të lira. Pagova pak, por tani mbeta pa telefon”, ka shkruar ajo përbri videos së postuar në internet.

Eksplodime të ngjashme sikur ky iPhone 6 ndodhin për shkak të baterive dhe kabllove jo adekuate, si dhe intervenimit nga grupe të treta të paautorizuara. /Telegrafi/