Site icon Telegrafi

Ia ndali aksionin duke sinjalizuar fundin e pjesës së parë, gjesti i Ronaldos bëri që gjyqtari ta ndëshkonte

(Foto: Getty)

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë kryefjala në futbollit saudit, duke qenë lojtari më i famshëm që ka luajtur atje.

Andaj mediat përcjellin çdo situatë dhe lëvizje të tij te Al Nassr, ku luan për një kontratë mega-milionëshe.

Ditën e sotme (e martë), klubi i tij e ka zhvilluar ndeshjen çerekfinale të Kupës Saudite të Mbretit kundër skuadrës së Abha në MRSOOL Park.

(Foto: Getty)

Al Nassr u kualifikua në gjysmëfinale falë fitores prej 3-1 dhe atje do të luajë përballë ekipit të Al Wehda.

Lexo po ashtu Al Nassr në gjysmëfinale të Kupës Saudite të Mbretit, Ronaldo nuk e gjen golin

Edhe pse luajti nga minuta e parë, Ronaldo nuk ia doli të shënonte, ndërsa në fund të pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë (45’+3).

(Foto: AFP/Getty Images)

Superylli portugez e pranoi një top nga faza e mbrojtjes dhe ishte rrugës për të nisur një kundërsulm, pasi nuk kishte kundërshtarë përreth, mirëpo gjyqtari fishkëlleu për fundin e fraksionit të parë.

I pakënaqur me këtë që ndodhi, 38-vjeçari e gjuajti topin dhe bëri disa gjeste që e shtynë gjyqtarin t’i jepte karton të verdhë. /Telegrafi/

Exit mobile version