Telegrafi

Ia merr veturën në shfrytëzim, s’ia kthen më

Foto: Ilustrim

Policia njofton se një person nga Suhareka është ankuar në Polici se një person tjetër ia ka marrë veturën dhe nuk ia ka kthyer.

Sipas Policisë i dyshuari ia ka marr ankuesit veturën në shfrytëzim për një kohë të caktuar.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa ky rast është konsideruar si keqpërdorim i besimit.