Site icon Telegrafi

Ia mbyllin sërish Instagramin, Luizi rikthehet me njoftim: Policia ka identifikuar personat

Faqja e Luiz Ejllit në Instagram u bë e ditur pak më parë se u bllokua, ku kishte mbi 600 mijë ndjekës.

Në lidhje me këtë një reagim u bë nga partnerja e tij, Kiara Tito, e cila ishte e ashpër në postimin në InstaStory.

“Prandaj nuk bëhet ky vend se fusim gjithmonë hundër në punët e tjetrit. Lëreni rehat njerëzit në jetën e tyre”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 vazhdoi: “Edhe diçka, nuk është që fitoni ndonjë gjë, se aq herë sa do tentoni ta mbyllni, aq herë do rihapet”.

Rastin duket se fituesi e Big Brother e paraqiti në polici, ku edhe tani e ka rikthyer faqen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luiz Ejlli

Artisti shkodran shfaqet në një video duke thënë se personat që e kanë bërë këtë janë identifikuar.

Foto: Screenshot/Instagram

“Personat janë identifikuar, kjo do të jetë herë e fundit që ndodh kjo. Për të gjithë informacionet tjera drejtohuni në Prokurori”, thekson këngëtari.

Kjo nuk është hera e parë që faqja e Luizit në internet bie pre e sulmeve kibernetike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version