Policia kineze ka arritur ta ekzekutojë pengmarrësin, i cili po ia mbante thikën në fyt një gruaje në stacionin e metrosë. E gjitha u arrit kur një pjesëtar i forcave speciale kineze, u shtri në dysheme dhe vetëm me një shkrepje nga snajperi neutralizoi rrëmbyesin.
Polici u shtri në tokë dhe tytën e snajperit e futi mes këmbëve të kolegut të tij, me qëllim që të jetë sa më pak i ekspozuar dhe në një moment shtiu në drejtim të pengmarrësit, transmeton Telegrafi.
Pjesëtari i njësisë elitare të policisë kineze ka arritur ta vrasë pengmarrësin nga 60 metra largësi, në momentin që e vlerësoi se po tentonte t’i bënte keq gruas që e kishte marrë peng në metronë e qytetit kinez Nanning.
Pamjet e këtij moment janë publikuar nga policia kineze në Weibo dhe për pak minuta janë bërë virale. Ndërkaq snajperisti i identifikuar si Zeng Hao, është kapiten i njësisë elitare i policisë së qytetit Nanning. Ky 42-vjeçar ka shërbyer për më shumë se 19 vite në njësinë anti-terror.
Zeng së bashku me katër kolegët e tij janë nderuar me medalje për profesionalizmin e treguar gjatë këtij aksioni policor. Ai ka arritur ta vret të dyshuarin me vetëm një plumb të kalibrit 7.62 mm nga pushka e snajperit. /Telegrafi/